Aktualitet

Kanosi me armë gjahu 2 kushërinjtë për motive të dobëta, procedohet 39-vjeçari, në kërkim edhe një 19-vjeçar

Mësohet se ngjarja është regjistruar në fshatin Mserr pas një konflikti për motive të dobëta.

26 Mars 2024, 14:07 Nga N.F
Kanosi me armë gjahu 2 kushërinjtë për motive të
Foto ilustruese

TROPOJË- Një 39-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka kanosur me armë 2 kushërinjë. Mësohet se ngjarja është regjistruar në fshatin Mserr pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të policisë është sekuestruar arma e gjahut ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e një 19-vjeçari i cili u shpall në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Kanosi me armë gjahu 2 kushërinjtë, për motive të dobëta, procedohet penalisht 39-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e një 19-vjeçari, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë, në ajër, teksa shoqëronte 39-vjeçarin, në momentin e konfliktit.

Menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mserr, një shtetas kishte qëlluar me armë, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave. Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 39 vjeç, banues në fshatin Peraj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu, 2 kushërinjtë e tij, shtetasit A. P., 38 vjeç dhe A. P., 37 vjeç.

Më tej, u shpall në kërkim shtetasi F. N., 19 vjeç, banues në fshatin Peraj, i cili shoqëronte shtetasin V. P., në momentin e konfliktit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër, me qëllim kanosjen.Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e 19-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tropoje procedim arme kanosje kerkim

Sondazh

Poll