26 Mars 2024, 12:35
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Muzeu Historik Kombëtar shënoi thuajse dyfishim të numrit të vizitorëve në janar, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Statistikat e turizmit të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se në institucionet kulturore në vend numri i vizitorëve është rritur me 50 për qind.
Kjo tendencë duket se shkon në të njëjtën linjë me ecurinë e përgjithshme pozitive të turizmit që po regjistrohet në muajt të parë të vitit, ku për janar-shkurt janë thuajse 1 milion shtetas të huaj që kanë hyrë në vend.
Teksa Muzeu Historik Kombëtar është i pari për nga numri i vizitorëve në janar, i dyti është Muzeu i Krujës me mbi 3 mijë vizitorë, ndërkohë që i treti Muzeu i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” me mbi 2 mijë vizitorë çka shënon dyfishim në raport me janar 2023. Edhe pse shifrat e vizitorëve në muzetë e vendit mbeten modeste, ajo që vihet re është rritja dyshifrore në dy vitet e fundit, nxitur nga numri më i lartë i turistëve. Në 12 Muze të vendit, në total sipas statistikave, në janar ishin 13 430 vizitorë, apo 83 për qind më shumë sesa në janar të vitit 2023.
Segmenti i turizmit kulturor shihet si një formë për të rritur përfitimet që vijnë në përgjithësi nga turizmi, duke dhënë një ndikim edhe më të madh në ekonomitë lokale apo zonat ku janë të vendosur këto muze. Tërheqja e të huajve pranë tyre nxit ekspozim edhe më të lartë të bizneseve turistike të vogla të lidhura me turizmin por efekti real mbetet ende i vogël dhe i pamatur.
Turizmi kulturor pritet të shënoje ecurinë pozitive që pritet të përjetojë sektori përgjatë gjithë këtij viti por jo të gjithë institucionet kulturore do të mund të presin vizitorë. Konkretisht Muzeu Historik Kombëtar sipas një njoftimi të bërë thuajse tre javë më parë do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni që do të mbajë dyert mbyllur për të paktën katër vite.
Njoftimi që saktësonte se në datë 15 mars do të ishte mbyllja e këtij institucioni më pas u hoq nga faqja e Muzeut dhe nga ai moment nuk është dhënë më asnjë detaj shtesë për projektin apo mënyrën sesi është menduar të menaxhohet kjo situatë teksa operatorët turistike e kanë cilësuar këtë mbyllje si problem për paketat e tyre të promovuara për të huajt.
Marrë nga Monitor
kruja tirane muze turizmi kulturor
Aktualitet
26 Mars 2024, 11:42
r.ll
pamej nga operacioni
TIRANË- Pesë të rinj janë arrestuar ditën e sotme pas një operacioni që ka goditur trafikun e arm&e...
Aktualitet
26 Mars 2024, 11:23
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Tetë shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet spanjolle. Mësohet se hetimi fil...
Aktualitet
26 Mars 2024, 11:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Regjistrat e tokës bujqësore në vend janë dixhitalizuar në masën 60 për qind në shkall...
Aktualitet
26 Mars 2024, 11:11
r.ll
armet
TIRANË- Pesë të rinj janë arrestuar sot në Tiranë, pasi trafikonin armë zjarri nga Shkodra në Tiranë me ...
Aktualitet
26 Mars 2024, 10:45
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident është regjistruar pasditen e djeshme në Elbasan. Mësohet se një makinë rreth ...
Aktualitet
26 Mars 2024, 10:28
r.ll
pamje nga aksidenti
BERAT- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së” në Berat...
Aktualitet
26 Mars 2024, 10:22
N.F
Pamje nga banesa
SHKODËR- Detaje janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e tritolit një ditë më parë në Sh...
Aktualitet
26 Mars 2024, 09:59
r.ll
pamje nga arrestimi
VAU I DEJËS- Një 23-vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar pas një operacioni policor të...
Aktualitet
26 Mars 2024, 09:27
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka caktuar masën "arrest në burg" për 24-vjeçarin e arrestuar 4 ditë më p...
Aktualitet
26 Mars 2024, 08:50
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Paraditen e sotme është zhvilluar një operacion antidrogë nga karabinierët e njësisë hetimore t&e...