Aktualitet

Dalin pamjet e operacionit në Tiranë/ Mes të arrestuarve për trafikun e armëve edhe një efektive e burgjeve, çfarë roli kishte

Kjo e fundit raportohet se me automjetin e saj qarkullonte para makinës tip “BMW” në bagazhin e të cilës ndodhej arsenali i armëve, me qëllim për t’i informuar në rast se do të kishte policë gjatë rrugës.

26 Mars 2024, 11:42 Nga r.ll
Dalin pamjet e operacionit në Tiranë/ Mes të arrestuarve për
pamej nga operacioni

TIRANË- Pesë të rinj janë arrestuar ditën e sotme pas një operacioni që ka goditur trafikun e armëve nga Shkodra drejt Tiranës. Mes pesë të arrestuarve, mësohet se eshtë edhe një efektive e policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj 22 vjeçe.

Kjo e fundit raportohet se me automjetin e saj qarkullonte para makinës tip “BMW” në bagazhin e të cilës ndodhej arsenali i armëve, me qëllim për t’i informuar në rast se do të kishte policë gjatë rrugës.

Gjatë kontrollit të "BMW"-së, në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Të arrestuarit e tjerë  janë Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denis Hasaj, 18 vjeç, dhe Mirjan Hasaj 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe. Aresttimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor "Repishti".

 

denisa halilaj

Sondazh

Poll