Politike

‘Radha 3, karrigia 4’ u la bosh nga Berisha, deputeti i LSI-së i zë vendin, çfarë nuk u pa nga Kuvendi (FOTO)

6 Mars 2019, 14:18 Nga DOSJA
‘Radha 3, karrigia 4’ u la bosh nga Berisha, deputeti i LSI-së

Fotografi Agim Rama në profilin e tij në Facebook ka postuar disa foto të shkrepura gjatë seancës plenare të ditës së djeshme. (Lexo këtu)

Ajo që bie menjëherë në sy është pozicionimi i deputetëve nga radhët e LSI-së, të cilët bënë betimin. Deputetët ishin pozicionuar në radhën e tretë, ndërsa Enver Roshi ishte ulur në karrigen numër 4.

Radha 3, karrigia 4 njihet si vendi ku ish-kryeministri Sali Berisha ulet që prej vitit 2013, kohë kur edhe humbi zgjedhjet.

Në fotot e tjera, duket ish-ministri i Brendshëm Famir Xhafaj që i jep dorën ministres së Kulturës së shkarkuar nga Rama, Mirela Kumbaros. Elona Gjebrea, Ervin Bushati dhe Xhemal Qefalia kanë hyrë së bashku në Kuvend, ndërsa e fundit dhe vetëm ka hyrë ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

Ndërkohë që maxhoranca zhvillonte punimet brenda Kuvendit, jashtë opozita e cila i ka djegur mandatet e saj protentonte kundër Edi Ramës. Ata kërkojnë largimin e tij nga pushteti, qeveri teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme qendrore. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali enver roshi protesta e opozites 5 mars 2019 seanca plenare 5 mars 2019 elisa spiropali enver roshi protesta e opozites 5 mars 2019 seanca plenare 5 mars 2019

Sondazh

Poll