Politike

Lefter Maliqi: Genc Pollo po merr në qafë Bashën, ai pati probleme edhe me Berishën

6 Mars 2019, 12:51 Nga DOSJA
Lefter Maliqi: Genc Pollo po merr në qafë Bashën, ai pati

Tiranë: Lefter Maliqi i cili ka deklaruar se do të pranojë mandatin e deputetit është shprehur së fundmi se votat e tij  në Kuvend do të jenë kundër Ramës. 

Unë e kam thënë edhe më parë që politika ka nevojë për mua, dhe jo unë për politikën. Kam qenë në drejtim të policisë në komisariate të ndryshme të vendit, dhe derimë tani që mbaj postin e zëvenësdrejtorit të burgjeve. Këto problematika që ngre sot PD e kanë zanafillën në vitin 2008, në kodin zgjedhor

Ai foli edhe për marrëveshjen e 17 majit mes Bashës dhe Rama dhe  u quajti pazar për interesa të familjes së kryedemokratit. Maliqi theksoi në “Fax News” se Bashën po e merr në qafë Genc Pollo i cili sipas tij ka qenë kundërshtar i madh edhe i Olldashit. 

 Basha më premton se do të isha unë i pari në Berat. Basha ma ka thënë këtë në zyrën e tij që do isha i pari në qarkun e Beratit, mos fol me njeri më tha. Unë i thashë si mund të jem i pari në listë kur unë kam Ridvan Boden tëdeleguarin e qarkut të Beratit

Mbas ca kohësh vjen në Berat dhe e pres me nja 4 mijë veta. Disa media nuk e  dhanë për shkak se aty ishte  Genc Pollo aty dhe ai po e merr në qafë sot Bashën. Ai ka qenë kundërshtar i Sokoll Olldashit. Edhe me Berishën pati probleme. Ai me partinë e tij po e çjerrin dhe po e shkatërrojnë gradualisht PD-në. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama lefter maliqi lulzim basha djegia e mandateve te opozites edi rama lefter maliqi lulzim basha

Sondazh

Poll