Politike

Dosja Babale, prokuroria merr të pandehur ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji

  • PD: Veprim politik i Ramës
  • Salianji: Nuk më intereson, kam më shumë procedime se sa rrogë
  • Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa akuzohet për kallëzim të rremë për audio-përgjimin Babale-Veliu. Në audio-përgjimin e publikuar, pretendohej se ishte regjistruar vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, për një ngarkesë droge drejt Italisë.
    Featured image of article: Dosja Babale, prokuroria merr të pandehur ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji Ervin Salianji
    Përditësuar:

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish deputetin e PD Ervin Salianji për çështjen Babale. Ish-deputeti Ervin Salianji akuzohet për kallëzim të rremë,  ndërsa është thirrur të premten në orën 09:00 të njihet me akuzën dhe aktet e dosjes.

    Ervin Salianji, denoncoi për herë të parë në maj të 2018-ës, nga selia e Partisë Demokratike atë që quhet si çështja “Babale”, ku shtetasi Albert Veliu, akuzonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

    Salianji po hetohet për kallëzim të rremë, për denoncimin e audiopërgjimit të “Babales” (Albert Veliut) ku pretendohej se ishte regjistruar Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj teksa fliste për një ngarkesë droge drejt Italisë, që më pas rezultoi montazh. Rolin e Agron Xhafajt e kishte luajtur kunati i “Babales”, Fredi Alizoti. Video që denoncoi Salianji në konferencë për mediat i ishte dorëzuar nga gazetari Jetmir Olldashi.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Për këtë Prokuroria ka nisur hetimet për Albert Veliun, i etiketuar si Babalja, gazetarin që intervistoi Babalen, Jetmir Olldashin dhe Ervin Salianjin i cili publikoi fashikuj nga dosja hetimore.

    Albert Veliu, kërkoi së pari azil politik në Kosovë, e më pas u arratis drejt Hungarisë, ku ka kërkuar sërish azil. Për këtë arsye, gjatë hetimeve intensive prokurorët e Tiranës i kanë kërkuar Hungarisë ekstradimin e Albert Veliut, për llogari të hetimeve që tashmë nuk po zhvillohen më pranë Krimeve të Rënda.

    (B.B/ Dosja.al)

    Shto Koment