Sport

E turpshme, Armenia njeh Kosovën, por nuk i di flamurin, e vendosin mbrapsh tek uniformat e lojtarëve të tyre!

Një imazh që duket në momentin kur kamera është afruar gjatë ceremonisë së himneve përpara takimit, një gabim, me qëllim apo jo, për momenitn po bëhet hit në rrjetet sociale.

22 Mars 2024, 18:40 Nga DOSJA
E turpshme, Armenia njeh Kosovën, por nuk i di flamurin, e vendosin mbrapsh

ARMENI - Kombëtarja e Kosovës po luan sot ndeshjen miqësore ndaj Armenisë në Jerevan. Ky është edhe testi i i parë i trajnerit të ri të Kosovës, Francesko Foda.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve përpara fillimit të ndeshjes ka qenë fakti se në fanelat e lojtarëve të skuadrës së Armenisë, ku si në çdo fanellë për ndeshje ndërkombëtare vendosen dy flamujt e shtateve respektiv, ai i  Kosovës është vendosur mbrapsh.

Një imazh që duket në momentin kur kamera është afruar gjatë ceremonisë së himneve përpara takimit, një gabim, me qëllim apo jo, për momenitn po bëhet hit në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.a)

Sondazh

Poll