Sport

Nuk ndalet xhudoja e Kosovës, Distria merr medaljen e bronztë!

Distria arriti të fitojë në ‘finalen’ e repesazhit ndaj kinezes Yeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

22 Mars 2024, 16:47 Nga DOSJA
Nuk ndalet xhudoja e Kosovës, Distria merr medaljen e bronztë!

GJEORGJI - Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sporti i xhudos vazhdon ta bëjë krenar shtetin e Kosovës, me suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Kësaj radhe ishte xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit.

Distria arriti të fitojë në ‘finalen’ e repesazhit ndaj kinezes Yeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Fitorja e kampiones olimpike erdhi pas një pike të shpejtë dhe një ippon më pas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll