Sport

Asani ndez atmosferën në prag të ndeshjes me Kilin: “Të bashkuar do të bëjmë gjithçka realitet!” - FOTO

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet përkrah Nedim Bajrami dhe Naser Alijit.

22 Mars 2024, 17:13 Nga DOSJA

Asani ndez atmosferën në prag të ndeshjes me Kilin:

ITALI - Shqipëria do të përballet sonte në mbrëmje në miqësoren e parë me Kilin. Pas kualifikimit në EURO 2024, kuqezinjtë do të zbresin sonte në fushë. Atmosfera është fantastike në grumbullim, lojtarët janë më të bashkuar se kurrë dhe nuk ngurojnë ta shfaqin haptazi miqësinë me njëri-tjetrin.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet përkrah Nedim Bajrami dhe Naser Alijit.

“Tetovë – Shkup – Kumanovë. Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën realitet. Forca Shqipëri”, shkruan Asani.

Asani ndez atmosferën në prag të ndeshjes me Kilin:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll