Sport

Rashica kalon Kosovën në avantazh ndaj Armenisë! - VIDEO

Kjo është ndeshja debutuese e trajnerit Franco Foda në drejtimin e Kosovës.

22 Mars 2024, 17:46 Nga DOSJA
Rashica kalon Kosovën në avantazh ndaj Armenisë! - VIDEO

ARMEN - Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Armenisë me rezultat 1-0 në mesin e pjesës së parë në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Yerevan.

Pas disa aksioneve të bukura, Kosova arriti të shënojë kur po zhvillohej minuta e 25-të e takimit. Edon Zhegrova merr një top afër zonës dhe depërton deri në fundore për të goditur traversën, ndërsa nga top i kthyer Milot Rashica shënon nga afër për 1-0.


Një aksion i bukur i lojtarëve të Kosovës, që po luajnë me dëshirë të madhe për të rikthyer ekipin Dadan tek sukseset. Kjo është ndeshja debutuese e trajnerit Franco Foda në drejtimin e Kosovës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll