Sport

Kosova debuton sot me trajnerin e ri përballë Armenisë!

Foda ka ndarë mendjen për formacionin, duke preferuar një rreshtim 4-3-3 me Rashicën, Zhegrovën e Muriqin në repartin e sulmit.

22 Mars 2024, 16:37 Nga DOSJA

Kosova debuton sot me trajnerin e ri përballë Armenisë!

ARMENI - Franco Foda është gati të debutojë si trajner i Kosovës pikërisht me miqësoren ndaj Armenisë në Jerevanin e largët. Tekniku 57-vjeçar gjerman mori drejtimin e dardanëve më 17 shkurt të këtij viti dhe pikërisht miqësoret ndaj Armenisë sot dhe Hungarisë katër ditë më vonë, do të jenë edhe ndeshjet e para të tij në krye të Kosovës. Foda ka ndarë mendjen për formacionin, duke preferuar një rreshtim 4-3-3 me Rashicën, Zhegrovën e Muriqin në repartin e sulmit.

Armenia: Buchnev, Hovhannisyan, Calisir, Haroyan, Arutiunyan, Harutyunyan, Bichakhchyan, Spertsyan, Briasco, Zelarayan, Margaryan.

Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Aliti, Paçarada, V. Berisha, Loshaj, Zhegrova, Muslija, Rashica dhe Muriqi.

Kosova debuton sot me trajnerin e ri përballë Armenisë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll