Sport

Leicester akuzohet se ka kryer parregullsi financiare dhe pritet të dënohet...

Klubet angleze mund të humbasin deri në 122 milionë euro për një periudhë trevjeçare; ‘Dhelprat’ humbën 110 milionë euro në 2022 dhe 33 milionë euro vitin e kaluar...

22 Mars 2024, 16:24 Nga DOSJA
Leicester akuzohet se ka kryer parregullsi financiare dhe pritet të

ANGLI - Lideri i Championship, Leicester, u akuzua këtë të enjte për parregullsi financiare nga Premier League, e cila pritet të vendosë sanksione.

Të zbritur në kategorinë e dytë sezonin e kaluar, ‘Dhelprat’ nuk i kanë publikuar ende llogaritë e tyre të vitit 2023, megjithatë ata kanë humbur 110 milionë euro deri në maj 2022, përveç 33 milionëve nga sezoni i kaluar.

Sipas rregullores së Premier League, klubet angleze mund të humbasin deri në 122 milionë euro për një periudhë trevjeçare.

"Leicester është i befasuar nga veprimet që ka ndërmarrë Premier League sot. Klubi është shumë i zhgënjyer nga këto akuza, pavarësisht përpjekjeve që ka bërë për të ndihmuar në sqarimin e këtyre akuzave,"- ankohet Leicester në një deklaratë.

Ky është klubi i tretë që akuzohet, pasi Everton u sanksionua në dy raste dhe Notthigham Forest, një herë.

Evertoni u dënua me 10 pikë, më pas u reduktua në gjashtë për shkelje në 2021/22, dhe po pret zgjidhjen e rastit të dytë, ndërsa Nottingham u ndëshkua me katër pikë, në pritje të zgjidhjes së apelit të tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll