Sport

“Judë” e quan ish-gruaja Dani Alves! Ja pse braziliani nuk mund ta përdorë pasurinë e tij për të paguar garancinë…

Ish-ndërkombëtari brazilian mbetet i arrestuar në pritje të lirimit me kusht, pas pagesës së garancisë prej një milion eurosh

22 Mars 2024, 16:53 Nga DOSJA

“Judë” e quan ish-gruaja Dani Alves! Ja pse braziliani nuk mund

SPANJE - I dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg për abuzim seksual me një vajzë të re në një klub nate në Barcelonë, Dani Alves pa që Gjykata e Barcelonës t'i jepte lirim me kusht, ndërsa apelet (mbrojtja e tij dhe e viktimës, e cila kërkon një dënim shumë më të madh) do të vlerësohen nga gjykata spanjole, pas pagesës së një garancie prej një milion eurosh dhe dorëzimin e pasaportave braziliane dhe spanjole.

Braziliani ende nuk ka mundur të paguajë garancinë dhe madje edhe babai i Neymar, i cili kontribuoi me 150,000 euro për të zbutur dënimin, refuzoi publikisht ndihmë të mëtejshme. Për t'u liruar me kusht, Dani Alves duhet ta paguajë atë deri në orën 15:00 në Spanjë, gjë që nuk ndodhi këtë të premte, dhe që do të thotë se lojtari do të kalojë një fundjavë në paraburgim.

“Judë” e quan ish-gruaja Dani Alves! Ja pse braziliani nuk mund

Në orët e fundit për këtë ngjarje ka reaguar edhe Dinorah Santana, nëna e dy fëmijëve të lojtarit, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale e quajti ish-ndërkombëtarin brazilian “Juda”.

“Judë” e quan ish-gruaja Dani Alves! Ja pse braziliani nuk mund

Për më tepër, për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore me ish-bashkëshorten e tij, lojtari nuk mund të përdorë pasurinë e madhe që ka në Brazil për të paguar garancinë. Pasuria e Dani Alves në vendin e tij vlerësohet në 60 milionë euro, por llogaritë e tij bankare janë të ngrira, gjë që e bën të pamundur lëvizjen e parave: lufta ligjore me ish-bashkëshorten lidhet me pagesën e kujdesit financiar për të dy fëmijët që kanë të përbashkët.

Në Spanjë, ish-lojtari i Barcelonës ka dy llogari bankare, të dyja me akses të ngrirë që nga dënimi për përdhunim: njëra me 50 mijë euro, tjetra me bilanc negativ prej 20 mijë eurosh. Gjithashtu shumë larg mbulimit të miliona eurove të nevojshme për të dalë nga burgu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll