Sport

E FUNDIT/ Steven Zhang mund të mbesë pa Interin, pas dy muajsh…

Sipas shtypit italian, biznesmeni kinez do të duhet të paguajë deri në fund të majit 275 milionë euro, kredinë e kërkuar në vitin 2021 për të blerë 68% të ‘zikaltërve’.

22 Mars 2024, 16:34 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Steven Zhang mund të mbesë pa Interin, pas dy muajsh…

ITALI - Interi po kalon një moment të madh sportiv. Pavarësisht eliminimit në Champions League, skuadra është në krye të Serisë A, 14 pikë përpara vendit të dytë, Milan. 

Megjithatë, jashtë fushës situata është ndryshe. Steven Zhang, pronar dhe president i Interit, rrezikon të humbasë kontrollin e klubit brenda dy muajsh. 

Sipas shtypit italian, biznesmeni kinez do të duhet të paguajë deri në fund të majit kredinë prej 275 milionë eurosh të kërkuar në vitin 2021 për të blerë 68% të ‘zikaltërve’. Krahas shlyerjes së kapitalit fillestar, Zhang do të duhet të paguajë edhe gati 100 milionë euro interes.

Aksionet e klubit u prezantuan si kolateral dhe Oaktree, fondi i Amerikës së Veriut që dha huazimin, tani mund të marrë kontrollin e Interit, nëse shuma në fjalë nuk paguhet, ose nuk ka marrëveshje për të zgjatur periudhën e pagesës. 

Në tavolinë është mundësia që Zhang t'i gjejë paratë diku tjetër, por mundësia që Oaktree të marrë drejtimin e klubit italian po merr vrull. Ky skenar mund të materializohet nëpërmjet falimentimit të biznesmenit kinez, ose pas një marrëveshjeje mes palëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll