Sport

Trajnerit të Suedisë i vjen keq për gabimet në mbrojtje: “Sulmi nuk është i keq...”

Trajnerit Jon Dahl Tomasson të Suedisë analizon e ndeshjen e humbur (5-2) në Guimarães ndaj Portugalisë.

22 Mars 2024, 16:14 Nga DOSJA
Trajnerit të Suedisë i vjen keq për gabimet në mbrojtje:

PORTUGALI - Trajneri i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, foli në konferencën për shtyp të mbajtur në fund të ndeshjes të luajtur në Guimarães, e cila përfundoi me fitoren 5-2 të Portugalisë, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të këtij viti.

Si e përkufizoni këtë lojë?
"Është e vështirë. Gjithmonë do të isha i zhgënjyer të mos e fitoja ndeshjen, ishte një sfidë e komplikuar. Portugalia kishte fituar njëmbëdhjetë ndeshje dhe pësuar vetëm katër gola. Ne nuk ishim të kënaqur, që pësuam pesë gola, por është futboll. Ne prapë shënuam dy gola. Pjesa jonë e parë nuk ishte mirë, e dyta ishte më e mirë. Duhet të njohim klasin e Portugalisë."

A mund t'ju shtyjë ky rezultat të ndryshoni strategjinë tuaj?
"Jo. Portugalia ka shënuar shumë gola, pavarësisht se si luan. Kishim tre ditë që të ishim bashkë dhe nëse nuk insistojmë në atë që punojmë, nuk do të kemi sukses. Ne do ta analizojmë ndeshjen dhe do të gjejmë përgjigje për këto probleme. Kur pësojmë pesë gola kundër Portugalisë, ne nuk jemi të lumtur, asnjë lojtar nuk është i lumtur, por duhet të njohim edhe cilësinë e Portugalisë".

Pas tri ditësh, më 25 mars, Suedia do të presë në Stokholm, për një ndeshje miqësore Kombëtaren e Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll