Sport

ANGLI/ Indinjatë për fanelën e kombëtares: “A do t’i ndryshojmë edhe 'Tre Luanët' me 'Tre Mace?"...

Ish-ndërkombëtari David Seaman ishte një nga ata që shprehu pakënaqësinë e tij

22 Mars 2024, 15:33 Nga DOSJA
ANGLI/ Indinjatë për fanelën e kombëtares: “A do

ANGLI - Asnjëherë më parë, një fanelë e Anglisë nuk ka krijuar kaq shumë polemika. 

E prezantuar këtë javë, fanela e re e skuadrës angleze ra në sy për shkak të ngjyrave të kryqit në anën e pasme, ku e kuqja dhe e bardha, u zëvendësuan nga bluja dhe vjollca, gjë që çoi në një kor të madh kritikash, me ish-lojtarët që ishin në ballë të ‘revoltës’.

David Seaman, për shembull, bëri një koment ironik dhe e bëri të qartë se, nëse do të ishte në kohën e tij, lojtarët do të refuzonin ta veshin atë fanelë. 

"Nuk ka asnjë mënyrë për ta rregulluar. Çfarë është më pas: do t'i ndërroni “Tre Luanët” me “Tre Mace”? Po flasim për flamurin e Shën Gjergjit. Jam i sigurt nëse do t'i pyesnit djemtë (e brezit tuaj), ata do të thoshte jo”,- është shprehur ish-portieri.

Peter Shilton gjithashtu vuri në dyshim jo vetëm ndryshimin e ngjyrës, por edhe çmimin (150 €).  "Kjo është e gabuar në çdo nivel. Unë jam plotësisht kundër saj. Përfshirë çmimin që ka Nike.

Nëse do të vendosni kryqin e Shën Gjergjit në fanelë, gjë që e bëri Nike, të paktën lëreni në ngjyrat origjinale. Ashtu si “Tre Luanët”, janë traditë”,- tha Shilton, lojtari më i luajtur në historinë e skuadrës angleze.

Situata madje bëri që të krijohej një peticion online për të bërë një fanelë të re, me më shumë se 16 mijë firma.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll