Sport

Real Madrid ka një plan për ta 'gjuajtur' dhe joshur Xabi Alonson…

Në Gjermani sigurojnë se trajneri bask do të priste në Leverkusen derisa Ancelotti të përfundojë kohën e tij me skuadrën ‘los blancos’.

22 Mars 2024, 14:47 Nga DOSJA

Real Madrid ka një plan për ta 'gjuajtur' dhe joshur Xabi

GJERMANI - Pas lëvizjeve të fundit të stolave ​​të fortë europiane, si Liverpooli, ku Klopp nuk do të vazhdojë, apo Bayern Munich që do të largohë Tuchel, nuk kanë munguar zërat, që kanë vënë në dukje Xabi Alonson, si pasues të ndonjërit prej tyre.

Trajneri i Bayer Leverkusenit (ende i pamposhtur këtë sezon) ka kontratë në Gjermani deri në vitin 2025, por këtë verë ai mund të largohet për njërën nga këto dy skuadrave, pasi i njeh mirë ato, veçanërisht Liverpoolin, që nga koha e tij si futbollist.

Megjithatë, hija e Real Madridit është e gjatë dhe, megjithëse ata kanë Ancelottin të cilin sapo e kanë rinovuar, madrilèneët janë gjithashtu të interesuar për trajnerin spanjol të San Sebastianit dhe kanë një plan për ardhjen e tij në “Bernabeu”.

Një plan, që sipas asaj që thonë në Gjermani, përfshin vazhdimin e Alonso-s edhe për një vit te Bayer, ku po ia del shumë mirë. Dhe kur Ancelotti të përfundojë kontratën e tij, ai do të jetë zëvendësuesi i zgjedhur për italianin.

Sido që të jetë, e vërteta është se Xabi Alonso është thirrur të jetë një nga trajnerët e mëdhenj të së ardhmes dhe është e qartë se skuadrat aq të mëdha sa ato të përmendura nuk duan të humbasin gjurmët e tij dhe do të bëjnë gjithçka për ta bindur atë t'i bashkohet projektit të tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll