Bota

Aksident në Itali, dy të vdekur dhe gjashtë të lënduar nga përplasja e tri automjeteve

Mediat italiane raportojnë se dy persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar.

22 Mars 2024, 11:33 Nga M.B
Aksident në Itali, dy të vdekur dhe gjashtë të lënduar
Foto nga vendi i ngjarjes

ITALIA– Një aksident ka ndodhur në autostradën A1 në Piacenza të Italisë në orët e para të mëngjesit. Mediat italiane raportojnë se dy persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar. Po ashtu raportohet se njëri prej tyre në gjendje kritike. Në aksident janë përshirë tri automjete, dy prej tyre të tonazhit të rëndë.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë prezenca e mjegullës. Bëhet me dije se aksidenti shkaktoi bllokim të autostradës dhe një varg të gjatë automjetesh.

 

aksident italia

Sondazh

Poll