Aktualitet

VIDEO/ Të dehur në timon, Policia arreston 3 shoferë në Tiranë: Kontrolle të rrepta dhe ndaj urbanëve

18 Nëntor 2019, 13:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Të dehur në timon, Policia arreston 3 shoferë në

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në rrugë, ku shumë shoferë janë kapur në shkelje dhe janë gjobitur. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se gjatë fundjavës, nga kjo Njësi janë evidentuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur, me sasi alkooli nga 0.55 mg/l e deri në 0.67 mg/l.

Po ashtu shtohet se janë pezulluar 29 leje drejtimi dhe janë vendosur 79 gjoba për shkelje të ndryshme. “Kontroll i rreptë është ushtruar ndaj automjeteve të transportit publik (autobusë, fugona dhe taksi). Janë pezulluar 6 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nga masa 0.33mg/l deri në 0.42 mg/l”, shkruhet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, ka ushtuar kontrolle të befasishme në akset rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Gjatë fundjavës, nga kjo Njësi janë evidentuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur, me sasi alkooli nga 0.55 mg/l e deri në 0.67 mg/l.

Janë pezulluar 29 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 13 për shpejtësi tej normave të lejuara, 3 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 1 për  mungesën e kontrollit teknik të mjetit.

Gjithashtu, janë vendosur 79 masa administrative, nga këto: 8 për parakalime të gabuara, 9 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 49 për parkime të gabuara.

Kontroll i rreptë është ushtruar ndaj automjeteve të transportit publik (autobusë, fugona dhe taksi). Janë pezulluar 6 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nga masa 0.33mg/l deri në 0.42 mg/l.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanashëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore shoferë të dehur shoferet problematike policia rrugore shoferë të dehur shoferet problematike

Sondazh

Poll