Aktualitet

Antentati ndaj Ndojës/ “Thesari” në makinë s’ishte dosja e të ndjerit Konomi, ende vonon përgjigja e analizave, Redja

18 Nëntor 2019, 11:25 Nga DOSJA
Antentati ndaj Ndojës/ “Thesari” në makinë

DURRËS- Detaje të tjera janë zbuluar nga hetimet lidhur me atentatin e 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës.

Dosja.al mëson se dosjet e gjetura në bagazhin e makinës ku edhe po udhëtonte prokurori Ndoja, Landi Muharremi apo i njohur ndryshe si Aleksandër Laho nuk ishin fashikujt e vjedhur në Prokurorinë e Durrësit dhe dosja e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi.

Sa i përket rezultatit të analizave të ADN-së për pështymën e gjetur në maskat e atentatorëve, përgjigjet ende nuk kanë ardhur. Ndërkohë që nga qelia e burgut, Redjan Rraja kërkon lirinë pasi pretendon se nuk ka asnjë lidhje me atentatin.

Dy të plagosurit, Ndoja dhe Laho pritet të dalin gjatë ditës së sotme nga Spitali Rajonal i Durrësit, pasi gjendja e tyre është përmirësuar. Por fatkeqësisht të njëjtin fat nuk e pati edhe shoferi 24-vjeçar i prokurorit Andi Maloku, i cili nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në gjoks dhe në shtyllë kurrizore.

Deri më tani për antentatin është arrestuar vetëm një person, dhe ai është nipi i deputetit të PS-së Rrahman Rrajës, Redjani. Ky i fundit ka mohuar akuzat duke u shprehur se në momentin kur atentati ka ndodhur ka qënë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella, duke e përdorur këtë të fundit si alibi. Për të vëretëtuar alibinë e ngritur nga Rraja, Prokuroria ka sekuestruar mjete personale të modeles përfshirë edhe telefonin e saj, i cili ende mbahet nga organi i hetimeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja dosjet ne makinen e ndojes perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja skerdilajd konomi arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja dosjet ne makinen e ndojes perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja skerdilajd konomi

Sondazh

Poll