Ngjela: Meta do shkarkohet, mendon se mund të shpëtojë duke bërë kryengritje, një mëndjelehtësi
18 Nëntor 2019, 12:59Nga DOSJA
Tiranë– Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ndaj Ilir Metës, ku ka theksuar se presidenti do të pushohet nga detyra.
Avokati shprehet se Meta për të mbrojtur veten dhe pronat e tij të paligjshme, nuk mund të shpëtojë duke bërë kryengritje kundër partnershipit të Tiranës me Uashingtonin dhe kjo sipas tij është një mëndjelehtësi infantile.
Ai ka theksuar se“shkarkimi i Metës nga Parlamenti, është hapi i parë i madh i likuidimit ligjor të të gjithë kësaj klase dirigjente që, me një korrupsion gjigand, ka shkatërruar mirëqënien e shqiptarëve për të siguruar miliarda dollarë si pará individuale pushtetarësh”.
Reagimi i plotë:
Askush nuk po ia hap derën në Amerikë gruas së Ilir Metës. Kurse Meta, ende reziston për të dëmtuar Shqipërinë. Është i pushuar. Këtë nuk do që ta kuptojë, dhe mendon se mund të blejë politikën e lartë me paratë e tij të pista. Turp. Pamundësi absolute; por kujt t’i thuash! Mbasi të pushohet nga Parlamenti, Meta nuk ka më forcë juridike.
Ku kuptohet se shkarkimin i Metës është çështje ditësh? Rama i tha Metës para disa ditësh: unë nuk kam gjë në dorë, këtë çështje e drejton Uashingtoni dhe Brukseli. Atëherë? Meta do shkaktohet, se ka bërë shkelje shumë të rënda.
Vërtet mendon Meta se, për të mbrojtur veten dhe pronat e tij të paligjshme, mund të shpëtojë duke bërë kryengritje kundër partnershipit të Tiranës me Uashingtonin? Mëndjelehtësi infantile.
Procesi për të shkarkuar Metën ka mbetur në vend, sepse, siç duket, e ka bllokuar Rama. Po tani, nuk ka më gjasë të ndalojë. Këto ditë procedura duhet ta shkarkojë.
Të gjithë të trembur janë, por reforma do të shkojë deri në fund. Shqiptarët janë të mërzitur, sepse janë tradhëtuar nga krerët e tyre, të cilët i kanë grabitur ligsht në 25 vjet rresht. Viti 1991, që mendohej se do t’u sillte shpëtimin, i zhyti ligsht shqiptarët në një skllavëri të re.
Kjo është e vërteta e kësaj kohe. Por, shkarkimi i Metës nga Parlamenti, është hapi i parë i madh i likuidimit ligjor të të gjithë kësaj klase dirigjente që, me një korrupsion gjigand, ka shkatërruar mirëqënien e shqiptarëve për të siguruar miliarda dollarë si pará individuale pushtetarësh; mijëra hektarë tokë e truall, dhe qindra mijëra metër katrorë ndërtim mbi pronën e grabitur me falsifikime korruptive. Shqiptarët duhet të jenë të sigurt, se kundër korrupsionit shqiptar atyre iu është zotuar politika amerikanë. Të gjithë të korruptuarit e lartë do të shpronësohen. Ilir Meta është i pari.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Itali- RTV Ora News ka mësuar se mëngjesin e sotëm 11-vjeçari Alvin Berisha i shoqëruar nga babai Afrim e familjarët e tij ka nisur vizitat mjekësore në ...
TIRANË- Policia e Trianës ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për disa vjedhje. Në një njoftim për mediat bën me dije se të arrestuarit vidhn...
Tiranë- Gent Ibrahimi kreu i KLP-së në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme ka renditur kërkesat që sipas tij duhet të plotësohen për këtë institucion në buxhetin...
Tiranë– Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ka pasur diskutime edhe për buxhetin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llaga...
DURRËS- Detaje të tjera janë zbuluar nga hetimet lidhur me atentatin e 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës.Dosja.al mëson se do...
TIRANË- Pasi dha shpjegime për llogari të hetimit të atentatit të 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve, modelja Kejvina Kthe...
FRANCË– Një urë është shembur në Tantë të Francës, pasi një kamion dhe një makinë po kalonin mbi të. Si pasojë një 15-vjeçare ka humbur jetën pasi ë...