Aktualitet

Nuk ndalet dhuna, 32- vjeçari i dehur në Peqin arrestohet pasi goditi mjekun

18 Nëntor 2019, 11:38 Nga DOSJA
Nuk ndalet dhuna, 32- vjeçari i dehur në Peqin arrestohet pasi

PEQIN- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka goditur një mjek. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se  32-vjeçar ika qenë në gjendje të dehur dhe mjekun e ka dhunuar për shkak të detyrës.

Shtetasi A.K. është arrestuar në flangrancë dhe tashmë kundër tij është akuza e dhunimit të personelit mjekësor në detyrë dhe më ndryshimet e reja në Kodin Penal dënimi mund të jetë dhe 7 vite burgim.

NJOFTIMI I PLOTË

Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet mjeku ndryshimet ne kodin penal policia peqin dhunohet mjeku ndryshimet ne kodin penal policia peqin

Sondazh

Poll