Aktualitet

Gent Ibrahimi kërkon shoferë shtesë në KLP, reagon Fino: Është absurde, gjynah po ulim nivelin e bisedës (VD)

18 Nëntor 2019, 12:16 Nga DOSJA
Gent Ibrahimi kërkon shoferë shtesë në KLP, reagon Fino:

Tiranë- Gent Ibrahimi kreu i KLP-së në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme ka renditur kërkesat që sipas tij duhet të plotësohen për këtë institucion në buxhetin e 2020.

Ai ka kërkuar shoferë për anëtarët, por kjo kërkesë është rrëzuar nga Komisioni.

Kërkojmë 4 sekretarë, për 4 komisione. Kërkesë tjetër shtesa e shoferëve aktualisht janë vetem 7, shtesë edhe për specialistin e IT, është vetëm 1. 214 milion lekë kërkoi KLP, kemi detyrime të prapambetura ndaj 3 kolegëve. Pra shtesa është 17 milionë lekë.”, është shprehur Gent Ibrahimi. 

Ndërsa Fino u përgjigj: “Ju keni 7 shoferë dhe kjo është absurde, që të kërkoni rritjen e numrit të shoferëve dhe sekretarëve. Është gjynah të ulim nivelin e bisedës për buxhetin. Buxheti për KLP është 73% më shumë”. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debatet te ligjet gent ibrahimi debatet te ligjet gent ibrahimi

Sondazh

Poll