Aktualitet

S’i kishin bllokuar vetëm celularin, Kejvinën e kishin lënë trokë! Zbardhet kërkesa e saj, modelja apel Krimeve të Rën

17 Nëntor 2019, 17:33 Nga DOSJA
S’i kishin bllokuar vetëm celularin, Kejvinën e kishin

TIRANË- Pasi dha shpjegime për llogari të hetimit të atentatit të 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve, modelja Kejvina Kthella “troket” në dyert e Gjykatës për Krimet e Rënda.

Vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Sipas informacioneve Kjevina Kthella kërkon kthimin e celularit të saj, makinës së sekuestraur dhe zhbllokimin e llogarive bankare. 

Kejvina Kthella u mor në pyetje për shkak të komunikimeve që kishte me Redjan Rrajën për shkak të miqësisë së tyre. Kërkesa e modeles pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka në ditët në vijim. 

Redjan Rraja u arrestua pak ditë më parë dhe cilësohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella kejvina kthella kerkese krimeve te renda redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella kejvina kthella kerkese krimeve te renda redjan rraja

Sondazh

Poll