Aktualitet

VIDEO/ Me çantë në sup dhe pa maska, Policia zbulon nga kamerat e pallatit hajdutët e dekoderave në Tiranë

18 Nëntor 2019, 12:31 Nga DOSJA
VIDEO/ Me çantë në sup dhe pa maska, Policia zbulon nga kamerat

TIRANË- Policia e Trianës ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për disa vjedhje. Në një njoftim për mediat bën me dije se  të arrestuarit vidhnin në mënyrë të përsëritur të aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv  tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh, në zonën e 21 dhjetorit.

Uniformar blu kanë bërë publike dhe një vjedhje teska shihen hajdutët që ften brenda pallatit dhe një prje tyre shikon që ka kamera dhe tenton ta thyejë atë.

NJOFTIMI I PLOTË

Vihen në pranga tre shtetas për vjedhje dhe procedohen penalisht dy të tjerë për përvetësim të mallrave të vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, pas denoncimit të marrë nga qytetarët, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin dhe këqyrjes së pamjeve filmike është bërë i mundur identifikimi i autorit të vjedhjes në mënyrë të përsëritur të aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv  tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh, në zonën e 21 dhjetorit. Autori i dyshuar, shtetasi A. H., 50 vjeç është mbajtur nën vëzhgim dhe është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke vjedhur përsëri aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv.

Si rezultat i veprimeve të kryera, janë identifikuar edhe personat që kishin përvetësuar sendet e vjedhura nga ky shtetas, konkretisht shtetasit Sh. Xh. e P. D., banues në Tiranë, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për “Pervetesimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë nga administratori i një magazine private janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit E. D., 50 vjeç dhe L. D., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në rrugën “Shefqet Musaraj” këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në  magazinën e një rrobaqepsise. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hajdutet e dekoderave kamerat e pallatit policia tirane hajdutet e dekoderave kamerat e pallatit policia tirane

Sondazh

Poll