Aktualitet

“50 mijë € për të nxjerrë nga qelia vrasësin”, Krimet e Rënda lënë në burg Amarilda Lekën

18 Nëntor 2019, 12:04 Nga DOSJA
“50 mijë € për të nxjerrë nga qelia

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë sot masën e sigurisë  për Amarilda Lekën, duke e lënë atë me “arrest në burg”. Sipas informacioneve mëoshet se Gjykata ka cilësuar si të ligjshëm arrestimin nga Prokuroria dhe në bazë të provave kundër saj ka vendosur ta lë në burg. 

Amarilda Leka u arrestua pak ditë më parë pasi akuzohet se mashtroi një qytetar, duke i marrë 50 mijë euro, me premtimin se do e lironte  nga burgu. Sipas informacioneve ajo kishte premtuar se në këmbim të 50 mijë eurove do të lironte të dënuarin me iniciale A.M, i cili vuan dënim prej 30 vitesh për vrasje.

33-vjeçarja hiqej si juriste në Gjykatën e Lartë dhe se përmes njohjeve të saj ndikonte në trupën gjykuese të Apelit për Krime të Rënda dhe të Lartën.

Sipas Policisë 33-vjeçarja shtetasit B. Z i ka marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë pët të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet amarilda leka amarilda lela mbetet ne burg krimet e renda amarilda leka amarilda lela mbetet ne burg krimet e renda

Sondazh

Poll