Aktualitet

Shembet ura në Francë, humb jetën 15-vjeçarja, disa të zhdukur në lumë

18 Nëntor 2019, 10:29 Nga DOSJA
Shembet ura në Francë, humb jetën 15-vjeçarja, disa

FRANCË– Një urë është shembur në Tantë të Francës, pasi një kamion dhe një makinë po kalonin mbi të. Si pasojë një 15-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në lumë. 

Ura metalike lidhte Mirepoix-sur-Tarn dhe Bessières (Haute-Garonne) dhe u shemb sapo mbi të kaluan disa mjete njëherazi. Deri tani katër persona janë shpëtuar, por ka frikë se mund të ketë të tjerë të zhdukur.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për kontrollorët e urës, të cilët vetëm një vit më parë kishin inspektuar të gjitha kriteret e saj, duke e vendosur në lidhjet e kalueshme. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet france shembet ura ne france france shembet ura ne france

Sondazh

Poll