Politike

Fshehu dënimin në 2007/ Ylli Shehu arrin të futet në parlament, paralajmërimi i Rovena Gashit

6 Mars 2019, 12:18 Nga DOSJA
Fshehu dënimin në 2007/ Ylli Shehu arrin të futet në

TIRANË-  Deputeti i sapobetuar nga radhët e LSI-së, Ylli Shehu rezulton i dënuar për kontrabrandë mallrash nga Gjykata e Tiranës në vitin 2007. 

Në 5 maj të 2017, prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme Rovena Gashi i ka dërguar edhe një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku edhe tregon se Shehu ka qënë i dënuar dhe se ka gënjyër në formularin e vetëdeklarimit.

Në formularin e Shehut dorëzuar më datë 19.04.2016 nuk është pasqyruar asnjë e dhënë në lidhje me vendime penale përfundimtare apo jopërfundimtare brenda apo jashtë Shqipërisë.

Kjo edhe pse deputeti Ylli Shehu rezulton i dënuar me vendimin e formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 200.000 lekë gjobë për kontrabandës mallrash.

Përveçse nuk e ka deklaruar dënimin, Shehu i është përgjigjur me “Jo” pyetjes: A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet shqiptar ose i huaj?

Në raste të tilla ku pasqyrimi i të dhënave është i pa vërtetë, i paplotë ose i pasaktë ligji parashikon përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga çdo funksion publik.

Fakti që nuk ka deklaruar vendimin penal të formës së prerë të Givkatës së Shkalles së Parë Tiranë e ndalon subiektin të ushtrojë funksionin publik që mban aktualisht si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Para letrës së dërguar nga prokurorja Gashi,  KQZ-ja vendosi kundër shpalljes së pavlefshmërisë dhe përfundimit të parakohshëm të mandatit për funksionarët mes të cilëve ndodhej edhe Shehu.

Në formularin e dytë dorëzuar më 1 mars 2019 pasi pranoi mandatin e deputetit, Ylli Shehu e ka deklaruar dënimin e tij, duke iu përgjigjur me “Po” pyetjes nësa ka qënë i dënuar më parë. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike formulari i dekriminalizimit kqz rovena gashi ylli shehu formulari i dekriminalizimit kqz rovena gashi ylli shehu

Sondazh

Poll