Politike

Kriza politike/ Zv. ambasadorja e SHBA takim me Bashën në selinë e PD-së (VIDEO)

6 Mars 2019, 09:56 Nga DOSJA
Kriza politike/ Zv. ambasadorja e SHBA takim me Bashën në selinë

Tiranë- Mëngjesin e sotëm zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Leyla Moses-Ones shkoi në selinë e PD-së ku u takua me Lulzim Bashën. 

Mësohet se ky takim po zhvillohet në kuadër të situatës politike në vend dhe lajmërimit nga ana e opozitës se protestat do të vijojnë. Ndërkohë qendrimi i ndërkombëtarëve ndaj opozitës ka qenë i prerë dhe i ashpër. SHBA ka dalë hapur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha do të vizitohet nesër zyrtari i BE-së, Christian Danielsson.

Protesta e radhës është më 16 mars, për të cilën opozita është shprehur se do të jetë protesta më  e madhe në 30 vitet e fundit. Opozita pas djegies së mandateve është shprehur e vendosur se do të rrëzojë qeverinë Rama. (lexo këtu) Nga ana tjetër kryeministri i vendi shprehet se mandatet e tyre nuk i negociojnë për asnjë gjë, por theksoi se e ka dorën e shtrirë për të negociuar me opozitën.(lexo këtu)

Opozita kërkon rrëzimin  e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

Foto nga takimi:

(J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu qeveri-opozite djegia e mandateve leyla moses-ones lulzim basha protesta e opozites 16 mars dialogu qeveri-opozite djegia e mandateve leyla moses-ones lulzim basha protesta e opozites 16 mars

Sondazh

Poll