Politike

‘Miku im’/ Basha: Dialogu mes meje dhe Ramës u provua se dëmtoi Shqipërinë!

6 Mars 2019, 12:28 Nga DOSJA
‘Miku im’/ Basha: Dialogu mes meje dhe Ramës u provua se

TIRANË– Jashtë selisë së PD, ku dha një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, u pyet sërish për dialogun me qeverinë, i propozuar për disa herë nga presidenti Ilir Meta dhe i pranuar nga mazhoranca socialiste.  Por edhe dje, tek intervista e tij me Bruno Vespën, Rama e quajti Bashën ‘miku im’. Basha tha se dialogu mes tij dhe kryeministrit Edi Rama u provua se ishte i dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo, sepse sipas Bashës, kryeministri Edi Rama e keqpërdori marrëveshjen mes tyre. Kjo është hera e parë që kryetari i PD, pranon zyrtarisht se marrëveshja e 17 majit 2017, mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, dëmtoi shqiptarët. 

“Dialogu midis meje dhe Rames provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë për mënyrën si u keqpërdor nga një njeri që hiqet si kryetar i PS, por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, dëmtojnë dhe interesat e socialistëve, dëmtojnë dhe interesat e demokracisë. As komentet e njeriut shkaktarit të krizës, nuk kam ndërmend t’i bëj pjesë të këtij komunikimi sot, populli ka folur, ka folur dhe dje, do flasë në çdo protestë, dhe më 16 mars Edi Rama bën mirë ta dëgjojë zërin e popullit, dhe t’i hapë rrugës zgjidhjes politike, t’i hapë rrugën drejtësisë, për dosjet 339, 184. Kur pushtetet janë të kapura zgjidhja mbetet në dorë të popullit. Nuk ka asnjë hap pas. Lufta kundër krimit të organizuar nuk ka asnjë hap pas. I kemi borxh Shqipërisë ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.-tha Basha.

Deklaratat e Bashës u bënë në përfundim të takimit që ai pati sot për 60 minuta me zëvendës ambasadoren amerikane në Tiranë.(Lexo ketu).  Zv.Ambasadorja amerikane takoi Bashën në kohën që vendi është përfshirë nga një krizë e thellë politike. Basha propozoi djegien e mandateve dhe opozita iu bashkua duke e lenë vendin vetëm me mazhorancë në parlament. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore e cila, sipas saj, me largimin e qeverisë Rama do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu opozite-qeveri djegia e mandateve te opozites lulzim basha marreveshja e 17 majit dialogu opozite-qeveri djegia e mandateve te opozites lulzim basha marreveshja e 17 majit

Sondazh

Poll