Aktualitet

"Lini mënjanë ndasitë politike"/ Mbi 300 të dënuar në burgun e Fierit letër deputetëve: Votoni amnistinë penale

Ata kërkojnë një amnisti gjithëpërfshirëse pa kritere ndaluese dhe ulje dënimi për çdo të burgosur me 2 vite.

19 Mars 2024, 16:41 Nga r.ll
"Lini mënjanë ndasitë politike"/ Mbi 300 të
burgu i fierit

FIER- Pas burgut të Drenovës dhe të Reçit, 355 të dënuar dhe të paraburgosur në burgun e Fierit ju kanë dërguar letër të hapur deputetëve të Parlamentit shqiptar. Në letrën e tyre ata ju kërkojnë të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të votojnë amnistinë e premtuar që në fund të vitit të shkuar.

Ata kërkojnë një amnisti gjithëpërfshirëse pa kritere ndaluese dhe ulje dënimi për çdo të burgosur me 2 vite. Gjithashtu ata propozojnë ndryshime në kodin penal që ti përshtaten atij europian ku për të dënuarit të mos ketë vetëm rrethana rënduese por edhe lehtësuese. Po ashtu ata propozojnë aplikimin e dënimeve alternative. Sipas tyre votimi i amnistisë është një detyrim moral për çdo deputet dhe në rast se nuk votojnë ata do të ndëshkohen me votë.

burgu i fierit

Sondazh

Poll