Aktualitet

Gjykata jep vendimin, dënohet pastruesja dhe djali i saj, 2.6 vite burg dhe për Alda Klosin

Gjykata ka vendosur që Rozeta të dënohet me 7 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj reduktohet në 4 vite e 8 muaj. 

19 Mars 2024, 14:24 Nga I.A

Gjykata jep vendimin, dënohet pastruesja dhe djali i saj, 2.6 vite burg

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Havier Dobi, të cilët akuzohen për vjedhje. Gjykata ka vendosur që Rozeta të dënohet me 7 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj reduktohet në 4 vite e 8 muaj. 

Ndërsa për djalin e saj Havier Dobi, Gjykata vendosur dënimin me 5 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar dënimi shkon në 3 vite e 4 muaj burg. Ndërsa për ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave Alda Klosi, Gjykata vendosi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg.

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove. Vjedhja e shtëpisë së Klosit u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri. Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. 

alda klosi rozeta dobi havier dobi

Sondazh

Poll