Aktualitet

Vjedhja e 500 mijë eurove/ Avokati i Rozeta Dobit: Kërkojmë dënim minimal, i ka ndodhur fatkeqësi në familje

Po ashtu ka shtuar se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me drejtësinë në çdo kohë.  

19 Mars 2024, 14:02 Nga I.A
Vjedhja e 500 mijë eurove/ Avokati i Rozeta Dobit: Kërkojmë
Rozeta Dobi

TIRANË- Avokati i Rozeta Dobit ka kërkuar nga Gjykata dënimin minimal për të dhe djalin e saj Havier. Gjatë seancës së sotme, avokati ka theksuar se atyre u ka ndodhur një fatkeqësi në familje dhe duhet që të kujdesen për fëmijët e vegjel. Po ashtu ka shtuar se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me drejtësinë në çdo kohë.  

"Jemi treguar bashkëpunues dhe jemi arsyeja pse u zbulua gjithë ngjarja. Ata kanë edhe një fatkeqësi, ka ndërruar jetë bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet te kujdeset për djalin. Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg. Ajo do të jete e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë, ajo ndihet e penduar për atë që ka bërë. Ne kërkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur ti kthehen Rozeta Dobit”, tha avokati.

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove. Vjedhja e shtëpisë së Klosit u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri. Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. 

rozeta dobi

Sondazh

Poll