Aktualitet

Dhunohet Anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës, në kërkim 2 persona

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, kur Vasili është goditur me grushte nga 44-vjeçari Gentjan Papagjika, dhe nga 35-vjeçari Lulëzim Tabaku, të dy banues në Sarandë dhe me precedente penale.

19 Mars 2024, 14:25 Nga M.B
Dhunohet Anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës, në
Foto ilustruese

SARANDA- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës si përfaqesues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Enea Vasili, është dhunuar mbrëmjen e djeshme në shëtitoren e këtij qyteti. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, kur Vasili është goditur me grushte nga 44-vjeçari Gentjan Papagjika, dhe nga 35-vjeçari Lulëzim Tabaku, të dy banues në Sarandë dhe me precedente penale.

Bëhet me dije po ashtu se policia ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale “goditje për shkak të detyrës në bashkëpunim”.

saranda dhune

Sondazh

Poll