Aktualitet

Vrasja e foshnjes në Tapizë/ Çfarë u zbulua nga hetimet, fqinjët mësuan për ngjarjen kur arriti policia në lagje

Ngjarja u zbulua pasi gruaja e cila kishte kryer lindje në shtëpi pa asnjë asistencë mjekësore pësoi hemorragji dhe u transportua në maternitet. Pas paraqitjes së saj në spital mjekët kanë lajmeruar policinë në lidhje me ngjarjen ku kanë nisur hetimet. Policia arriti të gjente trupin e pajetë të foshnjës në ujrat e Tapizës pas dëshmive të 42-vjeçares.

19 Mars 2024, 15:47 Nga N.F
Vrasja e foshnjes në Tapizë/ Çfarë u zbulua nga hetimet,
Banesa e 42-vjeçares

KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 42-vjeçarja, Leta Koci pasi lindjes hodhi foshnjën në lumë. 42-vjeçarja, nënë e 5 fëmijëve ndodhet në spital ku është e arrestuar për vrasjen e foshnjës së saj.

Ngjarja u zbulua pasi gruaja e cila kishte kryer lindje në shtëpi pa asnjë asistencë mjekësore pësoi hemorragji dhe u transportua në maternitet. Pas paraqitjes së saj në spital mjekët kanë lajmeruar policinë në lidhje me ngjarjen ku kanë nisur hetimet. Policia arriti të gjente trupin e pajetë të foshnjës në ujrat e Tapizës pas dëshmive të 42-vjeçares.

Trupi i pajetë u transportua në morgun e kryeqytetit ku do ti nënshtrohet analizave mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Të pyetur nga policia, të gjithë familjarët kanë thënë se nuk e kanë ditur se 42-vjeçarja ka qenë shtatzënë dhe as mbi motivet që e shtynë për vrasjen e foshnjës së saj. Gjithashtu edhe fqinjët janë shprehur se ngjarjen e kanë mësuar pasi policia u paraqit në vendngjarje.

Nga verifikimet që policia ka bërë, ka rezultuar se lindjen gruaja e  ka bërë në tualetin e shtëpisë e vetme dhe më pas ka larguar foshnjën nga shtëpia, duke e hedhur buzë lumit rreth 100 metra larg banesës së saj. Më vonë, i kanë filluar komplikacionet shëndetësore dhe ka kërkuar ndihmën e të motrës që e ka fqinje dhe së bashku kanë shkuar në maternitet ku dhe u arrestua në flagrancë.  Mbi të rëndon akuza e vrasjes së foshnjës, vepër penale për të cilën rrezikon deri në 5 vite burgim.

hetime policia leta koci

Sondazh

Poll