Dogjën dy automjete mëngjesin e sotëm, arrestohet 4 të rinjtë në Korçë
policia e korces KORË- Janë arrestuar katër autorët e dyshuar të djegies së dy automjeteve në orët e para të m...
Teksa gazetarja po i drejtonte pyetje në lidhje me Portin e Durrësit, Rama nuk ka pranuar që të përgjigjet ndërkohë që në fund ka deklaruar se 'Injoranca nuk ka argument'.
TIRANË- Shoqata Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë kanë reaguar lidhur me incidentin në të cilin u përfshi gazetarja Ambrozia Meta me kryeministrin Edi Rama, gjatë një deklarate të tij për mediat.
Në deklaratën e shoqatës shprehet solidariteti i tyre me Ambrozian për të cilën thonë se po bënte detyrën e vet, duke i drejtuar pyetje kryeministrit për cështje të interesit publik.
Teksa gazetarja po i drejtonte pyetje në lidhje me Portin e Durrësit, Rama nuk ka pranuar që të përgjigjet ndërkohë që në fund ka deklaruar se 'Injoranca nuk ka argument'. Po ashtu në këto momente, Rama teksa është larguar nga gazetarët, ka tentuar që të prek në fytyrë në mënyrë të papërshtatshme gazetaren, ndërkohë që kjo e fundit i ka kërkuar që të mos e bëj këtë gjë.
DEKLARATE SOLIDARITETI ME GAZETAREN AMBROZIA META
Shoqata Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë për intimidim fizik, që kryeministri Edi Rama i bëri gazetares Ambrozia Meta, të Syri TV, e cila i drejtoi një pyetje gjatë komunikimit të tij me mediat, lidhur me përfitimet publike të investimit të njoftuar tashmë në ishullin e Sazanit.
Gjesti i kryeministrit, që preku me dorë në fytyrë gazetaren, në refuzim të përgjigjes për pyetjen e saj, ishte cënim i qartë i integritetit fizik të gazetares, një sjellje anormale dhe e papranueshme në cdo lloj marrëdhënie profesionale.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh solidaritetin me kolegen Ambrozia Meta, e cila edhe më herët është përballur me sjellje intimiduese nga kryeministri, vetëm sepse bën detyrën e vet, i drejton pyetje kryeministrit për cështje të interesit publik.
Ndjesa publike është më e pakta që mund të bëjë kryeministri, bashkë me reflektimin, se respektimi i lirisë së medias e paprekshmëria e saj, bëjnë diferencën mes të qenit një shtet demokratik apo autokratik.
policia e korces KORË- Janë arrestuar katër autorët e dyshuar të djegies së dy automjeteve në orët e para të m...
Banesa e 42-vjeçares KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 42-vjeçarja, Let...
Vodafone ka krijuar lidhjen e rëndësishme midis rrjetit 2Africa dhe Kontinentit Evropian në Portugali. 2Africa është sistemi më ...
prokuroria e tiranes TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka konfiskuar pasuritë e prindërve të Selami dhe Vasil Durakut, të cilë...
pamje nga takimi TIRANË- SPAK ka zbardhur detaje nga takimi i kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit me Ndihmë...
Rrjeti SafeJournalists TIRANË- Rrjeti i SafeJournalists ka reaguar për incidentin e ndodhur ditën e sotme të kryeministrit Edi Ram...
Foto ilustruese SARANDA- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës si përfaqesues i koalicionit “Bashkë Fitojmë...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Havier Dobi, të cilët akuzohe...
Rozeta Dobi TIRANË- Avokati i Rozeta Dobit ka kërkuar nga Gjykata dënimin minimal për të dhe djalin e saj Havier. Gjatë ...
Rozeta Dobi TIRANË- Pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet për vjedhjen e rreth 500 mijë eurove te banesa e ish-zyrtares së ...