Aktualitet

Dogjën dy automjete mëngjesin e sotëm, arrestohet 4 të rinjtë në Korçë

Në pranga kanë përfundurar një 18-vjeçar, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, banues në Korçë. 

19 Mars 2024, 16:16 Nga r.ll
Dogjën dy automjete mëngjesin e sotëm, arrestohet 4 të
policia e korces

KORË- Janë arrestuar katër autorët e dyshuar të djegies së dy automjeteve në orët e para të mëngjesit të sotë në Korçë. Në pranga kanë përfundurar një 18-vjeçar, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, banues në Korçë. 

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe nga provat e siguruara se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip “BMW” të një 20-vjeçari, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip “Benz”, të një 18-vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë/Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të djegies së 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në vijim të veprimeve hetimore për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, djegien e 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, banues në Korçë

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip “BMW” të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip “Benz”, të shtetasit J. G., 18 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia e korces

Sondazh

Poll