Aktualitet

Vodhën rreth 500 mijë euro të ish-zyrtares së Ministrisë së Financave, prokuroria kërkon 6 vite burg për pastruesen dhe 4 për djalin e saj

Prokurorja ka prezantuar konkluzionet e hetimeve në 29 faqe dhe kërkoi që të dy këta të shpallen fajtor për vjedhje. 

19 Mars 2024, 13:31 Nga I.A
Vodhën rreth 500 mijë euro të ish-zyrtares së
Havier dhe Rozeta Dobi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën ditën e sotme për pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havier për vjedhjen e 500 mijë eurove të shtëpia e Alda Klosit, ish-zyrtares së Ministrisë së Financave. Prokurorja ka prezantuar konkluzionet e hetimeve në 29 faqe dhe kërkoi që të dy këta të shpallen fajtor për vjedhje. 

Prokuroria ka kërkuar që Dobi të dënohet me 6 vite burg ndërsa djali i saj të dënohet me 4 vite burg. Të dy këta përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe uljen me 1/3 të dënimit.

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove. Vjedhja e shtëpisë së Klosit u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri. Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. 

rozeta dobi havier dobi

Sondazh

Poll