Aktualitet

Nga prerja e pemëve frutore tek vjedhja e një celulari, procedohet një person dhe shpallet në kërkim një tjetër në Pogradec

Një 19-vjeçar me inicialet M.L, është në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur celularin e një 49-vjeçareje.

19 Mars 2024, 13:15 Nga S.B
Nga prerja e pemëve frutore tek vjedhja e një celulari, procedohet
foto ilustruese

POGRADEC- Procedohet në gjendje të lirë një person dhe shpallet në kërkim një tjetër për vepra penale të ndryshme në Pogradec. Mësohet se një 38-vjeçar ka prerë 87 pemë frutore në një tokë. Sipas informacioneve janë sekuestruar pemët e prera dhe një automjet.

Një 19-vjeçar me inicialet M.L, është në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur celularin e një 49-vjeçareje. Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, dyshohet se ka prerë 87 pemë frutore të mbjella nga një 46-vjeçar, në një tokë për pronësinë e së cilës kanë pretendime të dyja palët. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip “Nissan” dhe pemët e prera.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe po vijojnë punën për kapjen e shtetasit M. L., 19 vjeç, banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi në fshatin Memëlisht, dyshohet se i ka vjedhur celularin një 49-vjeçareje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

 

korce pogradec

Sondazh

Poll