Aktualitet

Transportonte fara kanabisi, arrestohet 26-vjeçari në Krujë

26-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat e transportit të lëndëve narkotive dhe posedimi i sendeve në kundërshti me ligjin.

19 Mars 2024, 12:15 Nga S.B
Transportonte fara kanabisi, arrestohet 26-vjeçari në Krujë
foto ilustruese

KRUJË- Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar në Krujë i cili transportonte fara kanabisi. Mësohet se ndaj 26-vjeçarit me inicialet G.D, është organizuar operacioni policor “Seeds” ku me finalizimin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 3000 fara kanabisi, katër maska, një kamera, sasi municioni dhe tre celularë.

26-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat e transportit të lëndëve narkotive dhe posedimi i sendeve në kundërshti me ligjin. Me këtë rast për veprime të mëtejshme do të merret Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare "Tempulli 2" dhe "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Seeds".

Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Sekuestrohen rreth 3000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe "Sundimi i ligjit", për një shtetas që transportonte fara kanabisi dhe posedonte sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Seeds".

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. D., 26 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 3000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

kruje fara kanabisi

Sondazh

Poll