Sport

Derbi i Anamoravës, atje ku Drita dhe Gjilani përballen për prestigj…

Derbi i qytetit të Gjilanit, një ndeshje që ngjall interesim të madh në futbollin kosovar.

17 Mars 2024, 12:15 Nga DOSJA
Derbi i Anamoravës, atje ku Drita dhe Gjilani përballen për

KOSOVE - Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, Drita dhe Gjilani, sa herë që përballen mes tyre dhurojnë spektakël në fushë, ndërkohë që tifozët e tyre, ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’, përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna.

Fatkeqësisht derbi i ditës së sotme do të jetë i zbehtë në tribuna, pasi do të luhet pa praninë e dy tifo grupeve, ndër më të mirat në Kosovë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 13:00, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku do të jenë të pranishme vetëm tifozët e skuadrës vendase ‘Intelektualët’, pasi ky stadium nuk i plotëson kushtet që t’i presë të dy tifozëritë.

Ndeshja e sotme është e 48-ta mes dy skuadrave, që kanë zhvilluar edhe shtatë ndeshje të tjera për Kupën e Kosovës.

Kjo është përballja e tretë këtë edicion 2023/24 në Albi Mall Superligë. Drita ka bilanc më të mirë sa i përket ndeshjeve në kampionat, ku ka marrë 18 fitore, 16 herë janë mbyllur në barazim, ndërkohë që Gjilani ka fituar 12 herë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Mars 2024, 11:30

Brazili humbet edhe Casemiron...

ANGLI - Brazili njoftoi tërheqjen e Casemiro, mesfushorit të Manchester United, për miqësoret kundër Anglisë d...