Politike

Kuvendi/ ‘Opozita e re’ bashkon votat me maxhorancën, Rama: Jemi pro dialogut

  • 4 orë protestë, opozita largohet e qetë/ Basha: Data 16 mars, vendimtare
  • Video/ Me parlament të ‘zbrazur’ betohen 4 deputetët e rinj të LSI
  • Protesta e opozitës/ Rama: Është vendim vetëvrasës
  • Pas 2 orëve e gjysmë, Kuvendi ka mbyllur punimet. Katër deputetët e rinj të LSI-së kanë bërë betimin. Kryeministri Edi Rama ka folur në seancë për dialogun opozitë-qeveri. Deputetët e "opozitës së re" kanë bashkuar votat me maxhorancën për projektligjet. Gjatë kohës që Kuvendi po zhvillonte punimet, opozita po protestonte jashtë parlamentit.
    Përditësuar:

    TIRANË- Është mbyllur pas 2 orësh dhe 30 minuta diskutime nga deputetët e shumicës dhe votimit të projektligjeve të rendit të ditës seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë që jashtë opozita ka vijuar me protestat ashtu siç edhe e kishte premtuar. (Lexo këtu) Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen e tij për dialog. Gjatë seancës së sotme është bërë edhe betimi i katër deputetëve të rinj nga radhët e LSI-së. Bëhet fjalë për: Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshin në Elbasan. Ata do të zëvëndësojnë Edmond Haxhinaston, Floida Kërpaçin, Endrit Braimllarin dhe Përparim Spahiun. Pas betimit të tyre, në votë janë hedhur projektligjet e caktuara në rendin e ditës. Ajo që ra në sy ishte fakti që “opozita e re” bashkoi votat e saj me deputetët e maxhorancës. 

    Zhvillimet orë pas ore në Kuvendin e Shqipërisë



    Ora 11:10 Me një parlament të ‘zbrazur’ betohen 4 deputetët e rinj të LSI në Kuvend (Video)

    Janë betuar në Kuvend gjatë seancës së 5 marsit 2019, 4 deputetët e rinj të Parlamentit. Aurora Mara, Ylli Shehu, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi janë 4 deputetët e rinj që marrin mandatin e deputetit pasi opozita vendosi të largohej nga parlamenti.

    Ora 10:46- Sot bëjnë betimin, katër deputetët e rinj të LSI-së në Kuvend (Foto)

    Në seancën e sotme plenare, të pranishëm në Kuvend janë edhe katër deputetët e rinj të LSI-së që kanë pranuar mandatin.

    Ora 10:52-Rama solidarizohet me tenorin: Pirgut i duheshin 200 koncerte, ja çmë tha një luleshitëse

    Rama tregoi bisedën me tenorin, ndërkohë që një luleshitëse sipas kryeministrit kishte ndarë me të shqetësimin se nuk kishte asnjë tufë me lule që nga 16 shkurti, kur ishte protesta e parë e opozitës.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ora 10: 35- Kuvend/ Rama imiton Dash Shehin: Donte numërim elektronik mër jahu, e harruan këngën e çdo nate poshtë dritares

    Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend për protestën e opozitës jashtë parlamentit dhe për kërkesat që detyruan partitë opozitare të dalin në rrugë. Rama tha se në vitin 2017, opozita u fut në çadër dhe kërkonte votim dhe numërim elektronik, kërkesë që sot tha Rama është harruar.

    Ora 10: 16- Rama: Kjo që po ndodh është vendim politik vetëvrasës, rrugë pa krye

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e sotme në parlament u shpreh për protestën e opozitës se kjo që po bën opozita është një vendim politik vetëvrasës. Ai theksoi se gjithçka që po ndodh është një rrugë pa krye.

    Ora 10:10- Ylli Shehu i përgjigjet Kryemadhit: Nuk jam tradhtar

    Kandidati për deputet, i cili sot pritet që të marrë mandatin Ylli Shehu i është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhit. “Vota ime është kundër qeverisë. Nuk jam tradhtar nuk i tradhtoj mijëra qytetarë që më votuan edhe në 2013 me PR dhe tani me LSI. Nëse LSI më përjashton është vendimi i tyre”.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment