Politike

Rama publikon memen me Berishën: Është kapur thelbi i maskaradës kundër Shqipërisë në mediat e huaja

6 Mars 2019, 10:57 Nga DOSJA
Rama publikon memen me Berishën: Është kapur thelbi i

Tiranë-Pas intervistës së djeshme në “Rai Uno”, kryeministri Edi Rama ka publikuar një meme për të cilën shprehet: “Kushdo e ka bërë ka kapur thelbin e maskaradës kundër Shqipërisë në mediat e huaja”.

Në meme është prezent ‘Sali Berisha që ka bërë një postim në Twitter ku përmend Bashën’ për sitatën politike në vend.  

Kryeministri Edi Rama në intervistën në “Rai Uno” theksoi se  liderit të opozitës i ka dhënë më shumë se gjysmën e qeverisë në 2017 .  Ai theksoi se vendi nuk është ashtu siç e paraqet opozita. 

Rama foli edhe për dy kushtet që i kishte vendosur Bashës në marrëveshjen e 17 majit të dy viteve më parë.

“Ndërsa unë në këtë marrëveshje kisha vendosur dy kushte, fituesi qeveris, humbësi bën opozitën dhe nuk flitet keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj. Sepse nuk është bukur, gjithë kjo audiencë kërkon të dijë për vendin, do të dijë për sfida, sigurisht që ka shumë gjëra për të bërë dhe tani, sikur të mos dëgjojë mjaftueshëm politikanët italianë, duhet të më dëgjojë edhe mua dhe atë tjetrin të grindemi këtu. Nuk shkon, sepse në fund çfarë thonë, këta këtu janë më keq se tanët. Jo nuk jemi më keq, jemi njësoj. Jemi njësoj me tuajt.”, u shpreh Rama. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha protesta e 16 marsit protestat e opozites sali berisha djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha protesta e 16 marsit protestat e opozites sali berisha

Sondazh

Poll