Bota

Drejtonte mjetin me patentë të skaduar dhe pa sigurim , 103-vjeçarja italiane merr lavdërime nga kryebashkiaku

Megjithatë, ajo nuk është aspak e gatshme të qëndrojë në shtëp. "Do të blej një skuter elektrik” tha Giuseppina Molinari duke folur për gazetën lokale La Nuova Ferrara.

14 Mars 2024, 18:36 Nga S.N

 

Drejtonte mjetin me patentë të skaduar dhe pa sigurim ,
Foto Ilustrim


ITALI- Një 103-vjeçare italiane u arrestua teksa drejtonte automjetin, në orë të vona të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim mjeti. Ishte ora 1 e mëngjesit të dielën deri të hënën kur karabinierët morën një telefonatë për ngarje të rrezikshme në qendër të Bodenos, një komunitet prej 13 mijë banorësh në Emilia Romana.

Patrulla e mbërritur në vendngjarje ka lokalizuar me shpejtësi makinën në fjalë. Surpriza e karabinierëve ishte e madhe kur zbuluan datën e lindjes së shoferes: 1920, pra ishte mbi 103 vjeç, por ende në gjendje të ulej në timon dhe të shkonte në Bodeno për të parë miqtë e saj.

Për shkak të orës së vonë, zonja e moshuar, e cila drejtonte makinën edhe pse i kishte skaduar patenta dy vite më parë, ishte e çorientuar dhe vazhdonte të ecte në të njëjtat rrugë.

Në Itali, pas moshës 80 vjeç, shoferët duhet të vizitojnë mjekun çdo dy vjet për të rinovuar patentën. Karabinierët i dhanë vetëm një qortim verbal dhe e shoqëruan në shtëpi.

Megjithatë, ajo nuk është aspak e gatshme të qëndrojë në shtëp. "Do të blej një skuter elektrik” tha Giuseppina Molinari duke folur për gazetën lokale La Nuova Ferrara.

Historia e të moshuarës dinamike fitoi admirimin e kryebashkiakut të Ferrarës, Alan Fabbri, i cili është nga Bodeno. "Unë do t'i jepja një medalje në vend të një gjobe... Të kesh një forcë të tillë të brendshme nuk është e zakonshme dhe më jep mua shpresë për pleqërinë time”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.

itali

Sondazh

Poll