Bota

Anija SpaceX humbi ndërsa po rikthehej në Tokë

Starship, i projektuar për të transportuar astronautët në Hënë dhe më gjerë, pothuajse ka përfunduar fluturimin e tretë testues, duke shkuar më larg se çdo provë e mëparshme.

14 Mars 2024, 18:05 Nga S.N
Anija SpaceX humbi ndërsa po rikthehej në Tokë
Foto Ilustrim

SHBA- Raketa Starship e SpaceX “humbi” ndërsa kthehej në Tokë në fund të fluturimit të tretë testues, njoftoi kompania. “Anija ka humbur”, tha komentuesi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të fluturimit. “Prandaj sot nuk do të kemi ujë”, shtoi ai. Bazuar në planin fillestar, raketa duhej të përfundonte fluturimin e saj duke rënë në Oqeanin Indian.

Starship, i projektuar për të transportuar astronautët në Hënë dhe më gjerë, pothuajse ka përfunduar fluturimin e tretë testues, duke shkuar më larg se çdo provë e mëparshme. Nisja e fluturimit të tretë provë u bë sot në Boca Chica Beach në Teksasin jugor.

Ka pasur dy tentativa testimi në të kaluarën dhe të dyja përfunduan me dështim, ndërsa kjo është hera e parë që anija kozmike ka mundur të dalë nga atmosfera.

spacex shba

Sondazh

Poll