Bota

Papa: Opsioni i dorëheqjes është vetëm një hipotezë e largët

Ky mendim i Papës, u shkëput nga një libër të ri, fragmentet e të cilit u botuan nga gazeta italiane Corriere della Sera sot.

14 Mars 2024, 17:51 Nga M.B
Papa: Opsioni i dorëheqjes është vetëm një
Papa Françesku

VATIKAN- Papa Françesku nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pasi mendon se shëndeti i tij është mjaft i mirë për ta lejuar atë të vazhdojë detyrën. Ky mendim i Papës, u shkëput nga një libër të ri, fragmentet e të cilit u botuan nga gazeta italiane Corriere della Sera sot.

"Kjo është një hipotezë e largët, sepse nuk kam arsye mjaft serioze që të më bëjnë të mendoj të heq dorë", citohet të ketë thënë Françesku në "Life: My Story Through History", një libër që pritet të botohet në italisht dhe anglisht brenda marsit.

Papa vitet e fundit ka shfqur probleme me shëndetin, duke përdorur një karrige me rrota ose një bastun për të lëvizur dhe së fundmi u raportua se vuante nga ftohja, që e bëri atë të kufizojë të folurit në publik. Megjithatë, në libër ai siguron për gjendjen e tij.

“Faleminderit Zotin, gëzoj shëndet të mirë dhe, dashtë Zoti, ka ende shumë projekte për t'u realizuar”, tha ai, duke përsëritur se do ta konsideronte dorëheqjen vetëm në rast të një “pengimi serioz fizik”.

papa françesku

Sondazh

Poll