Bota

Takimi me Kurtin, Escobar: Kryeministri më premtoi se do t’i shqyrtojë propozimet që i bëra për dinarin

Escobar tha para gazetarëve se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë në shqyrtim disa prej propozimeve që ai i ka bërë në takim.

14 Mars 2024, 17:59 Nga DOSJA
Takimi me Kurtin, Escobar: Kryeministri më premtoi se do t’i
Gabriel Escobar

KOSOVA- I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka deklaruar se kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e dinarit. Escobar tha para gazetarëve se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë në shqyrtim disa prej propozimeve që ai i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë histori të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga historitë e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do të shqyrtojë disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar.

Escobar është pyetur për qasjen e SHBA-së ndaj Kosovës dhe për cilësimet si “të pabalancuar”, ku tha se SHBA gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë çdo gjë në favor të Prishtinës zyrtare, duke filluar me përkrahjen për anëtarësim në Këshill të Evropës, përkrahjen për zgjedhje në veri, mbështetjen pas sulmit të 24 shtatorit, dhe ndihmën për të marrë sistemin anti-tank “Javelin”. Pas këtyre, Escobar ka pyetur para gazetarëve se si mund të jetë kjo qasje e pabalancuar. Ai ka tha se shpreson që edhe qeveria e Kosovës të dëgjojë shqetësimet e SHBA-së.

“Po ju them diçka. Çdo gjë që kemi bërë në këto vite kanë qenë në favor të Kosovës. Menjëherë pas Ohrit kemi mbështetur anëtarësimin tuaj në Këshill të Evropës, kemi mbështetur proceset demokratike, përfshirë edhe zgjedhjet në veri, kemi qëndruar përkrah jush edhe pas 24 shtatorit sulmit dhe ju ndihmuam të merrni “javelins”. Më shpjego si kjo është e pabalancuar. Çdo gjë që kemi bërë ka qenë në favor të Kosovës, ndërkohë shpresojmë që Kosova të dëgjojë edhe shqetësimet tona dhe besoj se nuk do të duhej të ishte e vështirë, sepse janë qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar pas takimit Esconbar.

gabriel escobar kosova

Sondazh

Poll