Bota

Libri shkollor rus i nxit fëmijët të bashkohen me ushtrinë

Është projektuar për një lëndë të re të titulluar "Bazat e sigurisë dhe mbrojtjes së atdheut". Mësimi është i detyrueshëm për nxënësit e shkollave të mesme të moshës 15 deri në 18 vjeç në Rusi dhe territoret e pushtuara në Ukrainë.

14 Mars 2024, 17:48 Nga E. D
Libri shkollor rus i nxit fëmijët të bashkohen me ushtrinë
Ushtria Ruse në Mbrojtjen e Atdheut

RUSI- Një libër i ri shkollor rus raporton se shtrembëron historinë e luftës Ukrainës dhe inkurajon nxënësit të bashkohen me ushtrinë. Është projektuar për një lëndë të re të titulluar "ushtria ruse në mbrojtje të atdheut". Mësimi është i detyrueshëm për nxënësit e shkollave të mesme të moshës 15 deri në 18 vjeç në Rusi dhe territoret e pushtuara në Ukrainë.

Ai do të mësohet një herë në javë nga shtatori, duke zëvendësuar një mësim të njohur si "Bazat e Jetesës së Sigurt". Mësuesit e tekstit raportohet se do të jenë ushtarakë ose ish-ushtarakë rusë me diplomë në pedagogji. Zhvillimi vjen teksa shumë ushtarakëve të kthyer nga lufta po u jepen kurse falas për t’u bërë mësues.

Mes autorëve të librit janë figura të ministrisë ruse të mbrojtjes dhe të gazetës pro Kremlin, Rossiiskaya Gazeta. 368 faqet e tij janë të mbushura me rrëfenja që përshkruajnë “arritjet heroike të ushtrisë ruse” nga shekulli i 13-të deri në kohërat aktuale.

“Të dashur kolegë, ne e kuptojmë rëndësinë e informacionit për studentët, nga pikëpamja e Rusisë”, tha përfaqësuesja e botuesve Olga Plechova duke shtuar se libri ishte një përshkrim i saktë i historisë.

Mes të tjerave, autorët e librit lavdërojnë diktatorin Joseph Stalin dhe celebrojnë fitoret në "Luftën e Madhe Patriotike" siç i referohet Rusia Luftë së Dytë Botërore. Aty përmendet gjithashtu aneksimi i Krimesë në vitin 2014, duke iu referuar si “ribashkim i Krimesë me Rusinë”, pas ndryshimit të dhunshëm te pushtetit në Ukrainë dhe ardhjes së partive pro-perëndimore.

“Kur ndodhi grushti i shtetit në Kiev në 2014, qeveria e re nisi shtypjes e denigrimin e çdo gjëje ruse,” shkruajnë autorët, dhe më pas vijojnë me një seri deklaratash të rreme.

“Qytetet rusofone në Luhansk e Donetsk kundërshtuan këto politika prandaj u bombarduan nga nazistët ukrainas me raketa e artileri," shkruan më tej libri shkollor.

libri i ri shkollor rus

Sondazh

Poll