Bota

Ish-sekretari amerikan i Thesarit shfaq dëshirën për të blerë platformën TikTok

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dje një projekt-ligj që, nëse miratohet nga Senati dhe nënshkruhet nga presidenti amerikan Joe Biden, do të detyronte ByteDance të ndërpresë lidhjet me TikTok, nën kërcënimin e ndalimit të kësaj mediaa sociale në SHBA.

14 Mars 2024, 18:26 Nga S.N
Ish-sekretari amerikan i Thesarit shfaq dëshirën për të
Steve Mnuchin

SHBA- Ish-sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin tha sot se do të dëshironte të mblidhte një grup investitorësh për të blerë platformën e mediave sociale TikTok , ndërkohë që Kongresi i SHBA po ushtron presion mbi kompaninë kineze mëmë ByteDance për ta shitur atë.

“Është një kompani e mirë. Do të doja të mblidhja një grup për të blerë TikTok sepse platforma duhet të kontrollohet nga interesat amerikane”, tha ish-sekretari republikan i thesarit i administratës së Donald Trump.

“Kam folur me shumë njerëz” për këtë plan, siguroi ish-kreu i bankës së investimeve Goldman Sachs, duke refuzuar megjithatë të tregojë emra.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dje një projekt-ligj që, nëse miratohet nga Senati dhe nënshkruhet nga presidenti amerikan Joe Biden, do të detyronte ByteDance të ndërpresë lidhjet me TikTok, nën kërcënimin e ndalimit të kësaj mediaa sociale në SHBA. Megjithatë, rezultati i votimit në Senat duket i pasigurt. Asnjë blerës potencial deri më sot nuk ka shprehur zyrtarisht interesin e tij.

Wall Street Journal shkroi se ish-shefi i Activision Blizzard Bobby Kotick shprehu interes për bashkëthemeluesin e ByteDance Zhang Yiming. Vlera e TikTok është e vështirë të vlerësohet, veçanërisht në rastin e një shitje të nxituar. Në vitin 2020, ByteDance u vlerësua në 60 miliardë dollarë, në një kohë kur administrata e Donald Trump donte ta largonte atë.

Pas largimit nga qeveria amerikane, Steven Mnuchin themeloi një firmë kapitali sipërmarrës, Liberty Strategic Capital, me një interes të veçantë në industrinë e teknologjisë. Shumë shpejt ajo arriti të mbledhë shumën prej 2.5 miliardë dollarësh nga investitorët, sipas Neë York Times, disa prej tyre nga fondet e investimeve të Lindjes së Mesme.

Në kohën kur Mnuchin hyri në qeverinë amerikane në vitin 2017, pasuria e tij u vlerësua nga mediat amerikane në rreth 400 milionë dollarë.

tiktok shba

Sondazh

Poll