Bota

Ministria e Jashtme e Ukrainës: Zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara, të pavlefshme, aleatët të mos i njohin

Ministria gjithashtu u kërkuar partnerëve ndërkombëtarë që të mos i njohin rezultatet.

14 Mars 2024, 18:19 Nga M.B
Ministria e Jashtme e Ukrainës: Zgjedhjet ruse në territoret e
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba

UKRAINA- Ministria e Jashtme e Ukrainës tha sot se organizimi i zgjedhjeve nga Rusia në territoret e pushtuara është i paligjshëm dhe i pavlefshëm. Ministria gjithashtu u kërkuar partnerëve ndërkombëtarë që të mos i njohin rezultatet. Po ashtu, ministria e Jashtme e Ukrainës tha se fushata elektorale në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson, si dhe në të gjitha pjesërisht të kontrolluara nga Rusia, si Krimea, e aneksuar nga Rusia në 2014, ishte një tjetër demonstrim i mospërfilljes flagrante të vazhdueshme të Moskës për normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.

"Detyrimi i miliona qytetarëve ukrainas që jetojnë në territoret e pushtuara përkohësisht ose që janë transferuar me forcë në territorin e Federatës Ruse për të marrë pjesë në të ashtuquajturat "zgjedhje" është po aq i paligjshëm", thuhet në deklaratë.

Ministria po ashtu u bëri thirrje ukrainasve që mbeten në territoret e pushtuara që të mos marrin pjesë në votim.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili nisi pushtimin e Ukrainës dy vjet më parë, pritet të fitojë një mandat të ri 6-vjeçar në zgjedhjet e 15-17 marsit. Kjo do t'i mundësonte atij të kapërcejë Josef Stalinin për t'u bërë udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll